33.8 C
Skopje

Sjellje skandaloze e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Eurovision, hedh flamurin në tokë – shqyrtohet mundësia e tërheqjes së saj nga festivali

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka bërë një reagim të ashpër ndaj përfaqësueses së këtij vendi në Eurovision, Andrea Koevska, për shkak të hedhjes së flamurit shtetëror.

Shërbimi publik në asnjë mënyrë nuk qëndron pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit, i cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj – thonë nga RTVM dhe bëjnë të ditur mundësinë që ajo të tërhiqet nga Eurovisioni.

Gjatë sesionit fotografik në Torino të Italisë, pasi ka pozuar me flamur, Koevska e ka hedhur atë në dysheme, për të vazhduar pozat e mëtutjeshme.

Marketing