Biden nënshkruajti masën për të përshpejtuar dërgesat e armëve të SHBA në Ukrainë

0
77

Presidenti amerikan Joe Biden mundësoi të hënën përshpejtimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë përmes një ligji të bazuar në një masë të Luftës së Dytë Botërore që ndihmoi aleatët amerikanë të mposhtin Gjermaninë naziste.

Biden nënshkroi Ligjin e Qirasë në Zyrës Ovale, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin “luftën e ukrainasve për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e tyre nga lufta brutale e Putinit”. Duke deklaruar se miliarda dollarë janë shpenzuar tashmë për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara, Biden tha se “dorëzimi i agresionit është edhe më i shtrenjtë”.

Akti, i cili racionalizon rrjedhën e pajisjeve ushtarake, “bazohet në një program të kohës së Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar Europën kundër Hitlerit”, tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti vuri në dukje se ai e nënshkroi aktin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Europa Perëndimore shënuan Ditën e Fitores në Evropë dhe humbjen e Gjermanisë së Adolf Hitlerit në vitin 1945.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here