17.8 C
Skopje

Kuvendi do të mbajë seancën e 71-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është paraparë të mbajë seancën e 71-të, në rend dite të së cilës janë disa projektligje, kryesisht nga fusha e financave dhe e mbrojtjes.

Deputetët ballafaqohen edhe me disa projektvendime, si dhe me raporte vjetore për punën e agjencive shtetërore, komisioneve, RTM-së dhe Këshillit Gjyqësor.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe Raporti Vjetor i Avokatit të Popullit për nivelin e garantimit të respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2021.

Projektligjet për Stabilitetin Financiar, Kontabilitetin, kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, amendamentet e Ligjit për Shoqëritë Financiare, amendamentet e Ligjit për Fondin e Sigurimit të Depozitave, amendamentet në Ligjin për Qiradhënien, amendamentet në Ligjin për Kambialin dhe Amendamenti i Ligjit për Mjedisin është vetëm një pjesë e gjithsej 30 pikave të propozuara në seancë.

Kuvendi duhet të diskutojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë urgjente, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar, Projektligjin për Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për transportin rrugor me procedurë të shkurtuar, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë me procedurë të shkurtuar,…

Ndër vendimet e propozuara janë ato për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTHEA” në BeH, si dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian EUTM RCA ”në Republikën e Afrikës Qendrore.

Marketing