22.8 C
Skopje

LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bllokojnë Kuvendin të heqin dorë nga pagat

Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mosveprimin dhe sjelljen e tyre destruktive.

Të heqin dorë menjëherë nga të gjitha privilegjet, të dhurojnë rroga dhe të mos përdorin telefonat zyrtarë, udhëtimet dhe gjithçka që u takon, sepse nuk e meritojnë.

Papërgjegjësia dhe bindja partiake ndaj liderit Mickoski do të jetë e vetmja gjë që do ta kujtojë këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së, por këtë nuk duhet ta paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në vend që t’u shërbejnë atyre që i zgjedhin dhe i paguajnë, i shërbejnë vetëm liderit të “pallatit të bardhë”.

VMRO-DPMNE mbetet partia e vetme që në kohë krize mundohet të rëndojë edhe më shumë jetën e të gjithë qytetarëve dhe të bllokojë gjithçka që është në interes të tejkalimit më të lehtë të situatave.

Një politikë e tillë antishtetërore, ky egoizëm dhe kjo neglizhencë do të mposhtet sërish rëndë në zgjedhjet e ardhshme.

LSDM do t’i kundërshtojë fuqishëm këto bllokada dhe do të gjejë mënyrën për të miratuar ligje në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE do të mbetet e izoluar në politikat e saj destruktive.

Marketing