Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë nesër viziton Shkupin

0
50

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të mirëpresë ministrin federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, i cili do ta qëndrojë për vizitë pune në vendin tonë.

Përskaj takimit me nikoqirin e tij, ministri Shalenberg do të takohet edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, si dhe me krerë të tjerë shtetërorë dhe politikë në vend.

Bashkëbiseduesit do t’i referohen reperkusioneve politiko-ekonomike mbi Evropën, si pasojë e invazionit rus të Ukrainës si dhe në bashkëpunimin multilateral, me theks në kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here