17.8 C
Skopje

MPJ: Presim që të vazhdojnë takimet e grupeve të punës me Bullgarinë

Qeveria pret që takimet e grupeve të punës me Bullgarinë të vazhdojnë siç është rënë dakord dhe është dakorduar data për mbajtjen e takimit të 4-të të Grupit të Punës numër 3, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme për “Sloboden Pecat” në lidhje me dialogun aktual të bashkëpunimit ndërsektorial mes Shkupit dhe Sofjes që filloi në janar. Për një muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë takim i grupit punues, as vizita e ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, e cila është dashur të vizitojë Shkupin më 23 Mars. Takimi më pas u shty për shkak të takimeve urgjente në Bruksel, por më pas nuk u ricaktua për shkak se dy vendet i “ftohën” marrëdhëniet pas provokimit me hapjen e klubit bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në angazhimin që dy qeveritë kanë marrë në aspektin e punës dhe intensifikimit të bashkëpunimit sektorial, përmes formës së dakorduar për realizimin e komunikimit intenziv bilateral, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë. Në këtë kontekst, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdon me zotimet dhe obligimet e marra dhe pret punën e mëtutjeshme të të gjitha grupeve punuese, e gjitha me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe në këtë mënyrë për të mundësuar avancimin e planit të integrimeve evropiane, në të cilin Maqedonia e Veriut sheh te Bullgaria një partner dhe aleat të vërtetë i cili në vendimet e saj do të udhëhiqet nga interesi, vlerat e përbashkëta europiane, por edhe siguria e rajonit dhe e Evropës”, ​​thonë nga MPJ.

Ata shtojnë se deri më tani të pesë grupet punuese kanë mbajtur nga tri takime, ndërsa takimet e fundit janë mbajtur më 4 Prill në Shkup, kur është takuar Grupi Punues numër 3 për Integrime Evropiane dhe Politika të Gjelbërta. Mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për hapjen e pikës kufitare Klepalo u mbajt më 14 Prill, si një nga projektet bazë dhe prioritare në kuadër të Grupit të Punës numër 2 për infrastrukturën, transportin dhe ndërlidhjen.

“Është dakorduar data për takimin e katërt të Grupit Punues numër 3, ndërsa më 12 dhe 13 Maj në Sofje do të mbahet takimi i 19-të i Komisionit Ekspert Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore. Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë komunikim të rregullt në raste dhe ngjarje të ndryshme, të cilat në këtë periudhë janë të fokusuar më së shumti në fushën multilaterale, veçanërisht në NATO- thonë nga MPJ për të përditshmen “Sloboden Pecat”.

Ministrja e jashtme bullgare Gençovska pas takimit me ministrin për çështje europiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg tha dje se presin veprime konkrete dhe garanci nga Shkupi për zbatimin e përhershëm dhe të pakthyeshëm të Marrëveshjes së vitit 2017, si dhe “garantimin e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga ana e nënvetëdijes bullgare”.

“I theksova ministrit Schallenberg mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht, përparimi në rrugën drejt anëtarësimit është gjithmonë i lidhur me parimin e vetëvlerësimit. Në muajt e fundit, të gjithë e dini se Bullgaria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të promovuar një klimë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe inicimin e formateve për zhvillimin e zgjeruar të politikave sektoriale. Ne do të vazhdojmë të punojmë në ndërtimin e marrëdhënieve reale të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ato janë të mundshme vetëm me përpjekje të përbashkëta. Presim nga Shkupi veprime konkrete dhe garanci për zbatimin e përhershëm dhe të pakthyeshëm të Marrëveshjes nga viti 2017, si dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nënvetëdije bullgare – tha Gençovska për mediat bullgare.

Marketing