23.8 C
Skopje

Osmani: Të kesh një mik si Austria në fqinjësinë e afërt të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani theksoi se Austria është partner strategjik për shkak të konsistencës dhe mbështetjes që i jep Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Maqedonisë së Veriut dhe se konsistenca manifestohet në Bruksel, Shkup dhe Sofje dhe për këtë jemi mirënjohës.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për inkurajimin që Austria po i jep vendit. Të kesh një mik si Austria në afërsi të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht e rëndësishme. Folëm për Maqedoninë e Veriut si partner kredibil të BE-së, vendi e ka harmonizuar legjislacionin e saj 45% me legjislacionin europian. Biseduam për nevojën e një lidershipi strategjik të BE-së ndaj rajonit”, tha Osmani.

Marketing