Në seancën e sotme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët edhe përkundër qëndrimit të deklaruar publikisht një ditë më parë nga ana e kryetarit të tyre Ziadin Sela se nuk do të përkrahin bojkotin e Kuvendit nga VMRO DPMNE, deputetët e këtij subjekti politik kanë lëshuar sallën e Kuvendit menjëherë sapo këtë e kanë bërë deputetët e VMRO-së.
Parashtrohet pyetja nën urdhërat e kujt veprojnë deputetët e Aleancës për Shqiptarët, atyre që vijnë nga pallati i bardhë apo nga ndonjë qendër tjetër koordinuese.