Sigurohen 72.000 teste të shpejta antigjente për COVID-19 në Maqedoni

0
40

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se me donacion nga Republika e Hungarisë janë siguruar 72.000 teste të shpejta antigjenike për COVID-19.

Në dorëzim të donacionit, siç njofton Ministria në rrjetin social “Facebook”, kanë marrë pjesë ambasadori hungarez Laszlo Duks dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

“Testet do të shpërndahen menjëherë në institucionet shëndetësore dhe lehtësojnë dukshëm qasjen e pacientëve në testim, si dhe lehtësojnë lëvizjen e pacientit në institucion për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, tha ministri Sali.

Ai falënderoi Hungarinë për mbështetjen dhe solidaritetin e saj në mënyrë që të përballet më me sukses me pandeminë COVID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here