Taravari është nënkryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët

0
89

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë (09.05.2022) ka mbajtur mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe pas seancës së Kuvendit.

Me ndryshimet e reja në organizimin e partisë, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e Kryesisë njëzëri vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari. Organet e mbetura të partisë do të zgjidhen në seancat e ardhshme të kryesisë.

Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të AA të shpallet nga data 16 deri më 23 maj.

“Ne inkurajojmë këdo që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për të udhëhequr degët lokale të AA-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e konkursit”, tha në një konferencë për shtyp pas takimit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ziadin Sela në një konferencë për media ka shpallur qëndrimet e partisë për zhvillimet e fundit që janë diskutuar në mbledhjen e djeshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here