Nesër stërvitja ndërkombëtare “Swift Response 22” në Krivollak

0
59

Nesër në Poligonin e Ushtrisë “Krivollak” do të realizohet Dita për mysafirët e lartë, të stërvitjes ndërkombëtare “Swift Response 22”, ku do të prezantohen operacionet ajrore të ndjekura nga helikopterët dhe aktivitetet tokësore të pjesëtarëve të ushtrive si Maqedonia, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria.

Në ditën e mysafirëve të lartë, siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, do të marrin pjesë: shefi i shtetit dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska, shefi i shtabit gjeneral Vasko Gjurçinovski, deputetë, ambasadorë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Zëvendës Komandantë të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Major Peter Andrusyak, Ushtarakë të lartë dhe Përfaqësues Civilë të Forcave të Armatosura dhe Ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe Atashetë e NATO-s dhe Mbrojtjes të akredituar në vend.

Fjalim do të mbajnë ministrja Slavjanka Petrovska, zëvendëskomandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneral major Andrusiak dhe komandanti i ekipit luftarak të Brigadës së 16-të Ajrore Britanike, gjeneral brigade Nikolas Cowley.

“Fast Response 22” është deri tani stërvitja më e madhe ndërkombëtare në vend në llojin e saj dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore.

“Stërvitja do të jetë e një rëndësie të veçantë për Ushtrinë tonë përsa i përket shkëmbimit të njohurive, aftësive, rritjes së ndërveprimit dhe aftësisë për të punuar së bashku me Forcat e Armatosura Aleate në kryerjen e këtij lloj operacioni, si dhe demonstrimin e aftësive të poligonit të Ushtrisë. “Krivollak” për kryerjen e këtij lloj ushtrimesh ushtarake”, thuhet në deklaratën nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here