28.8 C
Skopje

Stojanovski: 83% e qytetarëve mendojnë se dezinformatat janë problem social

Filip Stojanovski nga Fondacioni Metamorfozis në interviatën për “Click Plus” në TV 21 mbrëmë foli për ngritjen e vetëdijes publike për efektet negative të dezinformatave. Ai theksoi se sipas sondazheve të reja të opinionit publik, një pjesë e madhe e qytetarëve mendojnë se dezinformatat janë problem serioz i shoqërisë dhe kërkojnë masa nga shteti për t’u marrë me to, përkatësisht për të kërkuar përgjegjësi nga ana e mediave.

“Mbi 83% e qytetarëve mendojnë se dezinformatat janë problem social, problem i shoqërisë sonë dhe një pjesë e tyre kërkojnë edhe intervenim nga ana e shtetit për zgjidhjen e këtij problemi. Ndër të tjera, ka kërkesa për ndryshim të kornizës ligjore, që do të mundësonte përgjegjësi më të madhe të të gjitha llojeve të mediave dhe ishte diçka krejt e re, sepse më parë këto lloj temash nuk i interesonin popullatës së përgjithshme. Ndërsa tani po shohim se ka vetëdije te qytetarët, ka edhe vetëdije që të kërkohet nga institucionet shtetërore që t’i mbrojnë së bashku me institucionet e demokracisë, e ato janë mediat”, tha Stojanovski.

Marketing