22.8 C
Skopje

Bllokimi i Kuvendit nga VMRO, skenar rus për të penguar integrimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Në momentet kur e mbarë bota ka sytë kah lufta në Ukrainë dhe pasojat që e njejta po shkakton në ekonominë botërore, në Maqedoninë e Veriut një subjekt politik ka vendosur që përnjëherë të bllokojë punën e Kuvendit dhe të kërkojë shpërbërjen e tij.

Ky vendim është perceptuar vetëm si tentativë destruktive e një frymë opozitare në moment të gabuar që gjeneron krizë të panevojshme politike në momentet kur vendi ka nevojë për veprime racionale për të amortizuar të gjitha goditjet ndaj stabilitetit dhe ekonomisë së vendit. Por, le të analizojmë më thellë konstelacionin kohor të ndërmarrjes së tij.

Finlanda dhe Suedia pritet që për periudhë të shkurtër kohore të aplikojnë për anëtarësimin e tyre në NATO dhe dihet tashmë se kjo gjë nuk i pëlqen aspak Rusisë. E vetmja mënyrë për të penguar këtë është të pamundësohet ratifikimi i marrëveshjes për pranimin e tyre nga kuvendi i ndonjë vendi anëtar të NATO-s.

Duket qartë se për të arritur këtë qëllim, Rusia ka shënjestruar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes partnerit të saj VMRO-së dhe atij urdhëri deputetët e opozitës proruse po i qëndrojnë gatitu. Po i qëndrojnë gatitu edhe partitë opozitare të bllokut shqiptar, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët si bashkëpunëtorë të kësaj rruge destruktive, me agjendë makiaveliste të funksionimit.

Bojkotimi i Kuvendit nga VMRO DPMNE duke i pasur parasysh këtë lidhshmëri kohore të ngjarjeve e agjendave aspak të rastësishme, tashmë është edhe një skenar i demaskuar rus që nuk duhet toleruar të devijojë orientimin proeuropian të vendit.

 

Marketing