Edhe Komisioni Europian dëshiron fillim të negociatave me BE-në deri në fund të Qershorit

0
108

Për herë të parë sot Komisioni evropian u deklarua për afatin kohor për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë prezantimit të raportit të eurodeputetit Ilhan Quçuk, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në emër të Komisionit evropian u deklarua eurokomisari Didie Rejnders, i cili e zëvendësoi Oliver Varhejin sot pasdite në Parlamentin evropian. pas fjalës hyrëse të raportuesit për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, në rezolutën e tij për vendin, Rejnders bëri thirrje që negociatat me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Shqipërinë, të fillojë para fundit të kryesimit francez, më 30 qershor.

“Vendet anëtare të BE-së sollën vendim në mars të vitit 2020 t’i hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tani është koha të reflektohet dhe zyrtarisht të hapen me të dy vendet para fundit të kryesimit francez”, deklaroi eurokomisari.

Ai shtoi se ky është sinjali më i fuqishëm që BE-ja mund t’ia dërgojë tërë Ballkanit Perëndimor.

Para dy ditësh edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borell, dha afat kohor se kur duhet të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë deri në fund të kryesimit francez, do të hapet problem serioz mes BE-së dhe tërë rajonit.

Deri më tani Komisioni evropian asnjëherë nuk është deklaruar për afate lidhur me fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, duke e përdorur shprehjen “sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Komisioni evropian shprehi gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Raportuesi Quçuk nga ana e tij paralajmëroi se “koha nuk është në anën e askujt” në fjalimin e tij.

“Kjo është situatë humbëse për Bullgarinë, për Maqedoninë e Veriut dhe për BE-në”, porositi raportuesi dhe u bëri thirrje Shkupit dhe Sofjes të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, me çka do t’u ofrohet perspektivë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Për raportuesin Quçuk, zvarritja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ndikim negativ edhe në kontekstin gjeopolitik.

Ai shtoi se këto janë kohëra historike të cilat kërkojnë vendime prej liderësh, e jo ndjekje të mendimit publik.

Raporti i Quçuk e përshëndetë përparimin reformues të vendit, me një sërë vërejtjesh për gjendjen me mediumet, shoqërinë civile, kodin zgjedhor, mes tjerash. Më kontestuese në raport janë amandamentet e parashtruara lidhur me kontestin me Bullgarinë, Raporti dhe amandamentet do të miratohen nesër pasdite në Bruksel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here