Kasami pa takat, kërkon ndihmë kundër BDI-së

0
92

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka shprehur sot përmes një deklarate inferioritetin e subjektit politik që ai drejton kundrejt Bashkimit Demokratik për Integrim duke kërkuar ndihmën e partive tjera opozitare shqiptare.

Këtë deklaratë Kasami po e bën në momentet kur nuk po i ndahet VMRO DPMNE-së dhe kërkon që partneritetit me ta ti bashkangjiten edhe subjektet tjera politike duke krijuar taborrin që do të komandohet nga “pallati i bardhë” i Mickoskit kundër parimeve të vendosura me Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, kundër marrëveshjes me Bullgarinë.

Thënë më shkurt Kasami bën thirrje që të gjitha partitë shqiptare të ndjekin pozicionin e tyre, atë të bashkëpunëtorit me VMRO-në dhe Levicën si në kohën e tentativës së dështuar për shumicë të re, pa i menduar pasojat për të ardhmen europiane të vendit.

Ky plan i Kasamit do të jetë edhe një tjetër agjendë e dështuar për të prishur perspektivën euroatlantike të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here