Më 16 dhe 17 qershor do të mbahet Forumi i Prespës

0
0

BULLGARIA ENDE NUK KA KONFIRMUAR PJESËMARRJEN

Temat aktuale rreth ndërtimit të mjedisit rezistent të sigurisë, forcimi të partneriteteve strategjike, perspektivës evropiane dhe euroatlantike të rajonit, bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe ndryshimet dhe ndikimet klimatike, do të jenë në fokus të bisedimeve të Forumit të Prespës, i cili këtë vit mbahet më 16 dhe 17 qershor, që përkon me Marrëveshjen e Prespës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani informoi se në edicionin e sivjetëm të këtij forumi, do të marrin pjesë mysafirë të njohur nga rajoni dhe më gjerë, megjithatë tha se nuk kanë marrë ende konfirmim nga Bullgaria.

“Deri më tani nuk kemi konfirmim, edhe pse ftesat janë bërë për të gjitha nivelet edhe në Republikën e Bullgarisë. Mirëpo, siç thash për shkak se kemi edhe 30 ditë deri në mbajtjen e konferencës, presim edhe shumë konfirmime të tjera”, deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme

Në hapjen e Forumit do të drejtohen Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike – Rozmari Di Karlo, si dhe sekretarja e përgjithshëm aktuale e OSBE-së Helga Schmid.

“Ajo çfarë është me rëndësi në kontestin rajonal është prezenca e katër përfaqësuesve special për Ballkanin Perëndimor zotëri Escobar nga SHBA, Miroslav Lajçak nga BE, Sir Stuart Peach nga Mbretëria e Bashkuar dhe Manuel Saracin nga Gjermania. Kjo do të jetë hera e parë që të katër përfaqësuesit specialë për rajonin të jenë të pranishëm në një vend, ose në një panel, duke vizituar rajonin”, deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme

Nikoqir i hapjes do të jetë Presidenti Pendarovski, kurse pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar edhe Presidentët e Sllovenisë, Kosovës, Malit të Zi, si dhekryeministri i Kosovës Albin Kurti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here