Vazhdon pastrimi i rrugës Shkup-Bllacë

0
55

Nga mëngjesi I sotëm është duke vazhduar në mënyrë intensive pastrimi i rrugës Shkup-Bllacë pas rrëshqitjeve të dheut gjatë ditës së djeshme.

Për momentin nga Lidhja automoto e Maqedonisë për KlanMaqedoni njoftuan se komunikacioni po zhvillohet në një korsi, ndërkaq kohë pas kohë krijohen edhe kolona të automjeteve.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme qarkullimi I automjeteve në këtë aks rrugor u ndërpre tërësisht për shkak të shembjes së dheut ndërsa për qarkullim u shfrytëzuan rrugët alternative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here