A po ironizon Demiri? Besa me 2 deputet dëshiron të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

0
72

Lëvizja BESA ndonëse është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe për këtë gëzon edhe mbështetjen e deputetëve të saj, njofton opinionin se do t’i mbështesin të gjitha propozim/ligjet që janë në të mirë dhe interes të qytetarëve. Abdush Demiri në “Rruga drejt”, akuzoi partitë në pushtet se u japin prioritet ligjeve që janë në interes të tyre personal. Demiri përkujtoi edhe në grevën e mësimdhënësve, dhe tha se në vendin tonë disa të drejta mund të arrihen vetëm përmes grevës, protestave dhe nismave tjera, shkruan Alsat.

“Si subjekt politik opozitarë edhe ne jemi shumë të interesuar që vendi të shkoj sa më shpejtë që është e mundur në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo nënkupton se do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat e mundshëm demokratik që të arrijmë këtë qëllim dhe në atë drejtim edhe deputetët tanë në kuvend do të jenë në këtë vij. Mirëpo kjo nënkupton se për gjërat të cilat janë në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve, sigurisht se do të votohen ato nisma dhe projekte. Jemi dëshmitarë me grevën e të punësuarve në arsim. Me shumë mund, me grevë për të arritur një qëllim. Kjo ka mundur me kohë të kalohej nga ana e Qeverisë, por këtu shumica parlamentare po na dërgon mesazh që këto mund të merren vetëm nëse bëjmë përpjekje maksimale nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, grevës, protestave dhe iniciativave tjera”, tha Demiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here