33.8 C
Skopje

Ali Ahmeti: Ukshin Hoti, fabrika më cilësore e mendimit kombëtar, gjeopolitik dhe gjeostrategjik

Një nga rrugët më të frekuentuara të Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të mbajë nga sot edhe zyrtarisht emrin e veprimtarit dhe ideologut të çështjes kombëtare shqiptare, Ukshin Hoti.

Shpalosjen e pllakës sëbashku me motrën e Ukshin Hotit, zonjën Myrvete Hoti e realizuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë i vendit Artan Grubi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Skender Asani dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

“Këtu para nesh është një emër i mbuluar me pëlhurë, ai nuk është një emër i rëndomtë. Ndër këtë pëlhurë fshihet emri i fabrikës më cilësore të mendimit shqiptar. Është emri i fabrikës më të madhe të mendimit gjeopolitik dhe gjeostrategjik, ky është Ukshin Hoti” – deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në fjalimin e tij në shënimin e përdorimit zyrtar të emrit të kolosit të mendimit dhe veprimit kombëtar shqiptar.

Marketing