Biden takohet sot me liderët e Finlandës dhe Suedisë

0
95

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të takohet me Presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson në Uashington të enjten për të diskutuar ofertat e tyre për anëtarësim në NATO, shkruan BBC.

SHBA po mbështet përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore. Nëse ata ia dalin, NATO do të shtohet në 32 anëtarë. Dy vendet nordike bënë zyrtarisht kërkesën për anëtarësimin në NATO për shkak të frikës së pushtimir rus.

Turqia nga ana tjetër ka kundërshtuar aplikimet e dy vendeve, duke i akuzuar se po strehojnë ekstremistë antiturq.

Por Britania e Madhe dhe disa vende të tjera të NATO-s i kanë ofruar garanci sigurie Finlandës dhe Suedisë, ndërkohë që aplikimet e tyre shqyrtohen, duke u zotuar se do t’i ndihmojnë  në rast se të ndonjë sulmi.

“Unë mirëpres dhe mbështes fuqishëm aplikimet historike nga Finlanda dhe Suedia për anëtarësim në NATO”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here