Geer: Duam fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën sa më shpejtë të jetë e mundur

0
188

Shkup, 19 Maj – “Duam fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe i nxisim të gjitha përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi” – deklaroi sot në Shkup ambasadori i Bashkimit Europian në vend, z. David Geer.

Euroambasadori Geer, në deklaratë për mediat para hapjes së panel diskutimit në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës 9 Maji, theksoi se nuk dëshiron të hyje në debat me afate, por theksoi se duhet të bëhen përpjekje maksimale për realizimin e qëllimit për hapjen e negociatave, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Absolutisht jemi të vendosur për të vazhduar përpara, jemi në dijeni se është në interes strategjik të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që këto vende të përfshihen në Union dhe ne presim vazhdim të procesit dhe ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Geer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here