29.8 C
Skopje

Gjatë fundjavës do të bëhet spërkatja e tretë kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë, përkatësisht me 21.05.2022 (e shtunë) dhe 22.05.2022 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet spërkatja nga ajri kundër mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit.

Kjo është spërkatja e tretë, e dyta është kryer në periudhën prej datës 17.05 deri më 20.05.2022 dhe e para me datë 29.04.2022, e cila ka filluar me kohë këtë proces.

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Marketing