Kush paguan rrymë më të shtrenjtë në Europë?

0
83

Danezët paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë në Bashkimin Europian dhe zonën përreth, sipas të dhënave nga Eurostat.

Çmimi i energjisë elektrike në Danimarkë në gjysmën e dytë të vitit 2021 ishte 0,3448 euro (21 denarë) për kilovat/orë. Pas tyre vijnë Gjermania me çmim 0,3234 euro për kilovat orë, Belgjika me 0,2994 euro për kilovat orë, Irlanda me 0,2974 euro për kilovat orë dhe Spanja me 0,2816 euro për kilovat orë.

Në anën tjetër, rryma ishte më e lira në gjysmën e dytë të vitit 2021 në Kosovë, ku ishte 0,0607 euro për kilovat/orë.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjet në gjysmën e dytë të vitit 2021 në BE ishte 0,2369 euro për kilovat/orë.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, çmimi mesatar i energjisë elektrike në Maqedoni në gjysmën e dytë të vitit 2021 ishte 0,084 euro (5 denarë) për kilovat/orë. Deri në fund të vitit 2021, tarifa e lartë për energjinë elektrike në vendin tonë ka qenë 6,69 denarë për kilovat orë, ndërsa e ulëta 3,36 denarë për kilovat orë.

Nga 1 janari, tarifa e lartë për energjinë elektrike në Maqedoni është 7,32 denarë për kilovat orë, ndërsa tarifa e ulët është 3,67 denarë për kilovat orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here