22.8 C
Skopje

Marrëveshja me mazhorancën për Presidentin e ri / Alibeaj mbledh sot deputetët e Grupit Parlamentar: Do të diskutohet për…

Në takimin e ditës së mërkurë, 18 maj, u arrit një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku opozita do të ketë të drejtën e propozimit deri në tre raundet e para. Kjo dakordësi erdhi gjatë diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës së Enkelejd Alibeajt.

Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raportoi se sot, në orën 12:00, Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, për të diskutuar për procesin e përzgjedhjes së Kreut të Shtetit, ecurinë e deritanishme por dhe sesi do të vijohet me procesin.

“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin”, thuhet ne mesazhin qe Alibeaj i ka dërguar deputeteve demokratë.

Në diskutimet e dites se merkurë në Kryesinë e Kuvendit mes kreut të grupit të partisë Socialiste Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.

Sipas Alibeajt, këtë të drejtë ua jep Kushtetuta dhe jo mazhoranca ndërsa Balla theksoi se opozita të konsultojë emrat dhe t’i sjellë për diskutim.

Marketing