Parashikimi i motit: Mot me diell dhe erë

0
92

Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu dhe verilindja. Temperaturat do të rriten nga 17 deri në 26 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat do të rriten deri në rreth 24 gradë.

Më pas në ditët në vijim do të mbajë mot stabil, i thatë dhe me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Të dielën, si dhe në ditët e para të javës së ardhshme pasdite do të ketë jostabilitet lokal, i cili do të pasohet me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Sa i përket temperaturave, nga nesër e tutje ato do të kenë tendencë të rritjes së shpejtë dhe adekuate. Nxehtë do të jetë veçanërisht gjatë fundjavës kur temperaturat maksimale do të rriten në intervalin prej 26 deri në 35 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here