22.8 C
Skopje

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 113 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës mëngjes e kësaj të premte pasi në raport me dje blihet sot me 119.7 lekë dhe shitet me 120.5 lekë duke e mbyllur negativisht këtë javë.

Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një zhvlerësim të vlerës mëngjesin e kësaj të premte pasi në raport me dje blihet sot me 140.2 lekë dhe shitet me 141.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ndërkaq është e vetmja që ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës teksa është blerë sot me 115.8 lekë dhe është shitur me 116.9 lekë krahasuar me një ditë më parë./Scan Tv/

Marketing