29.8 C
Skopje

Zgjedhje të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës

Pas dështimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të komunës në afatin përfundimtar ligjor deri më 31 Mars, redaksia e portalit informativ indeks.mk përcjell informacionin se qeveria së shpejti do të shpërndajë Këshillin e Komunës së Tetovës duke pranuar propozimin e parashtruar nga ana e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale.

Në ligjin për vetëqeverisje lokale neni 75 paragrafi 1 pika 4 thuhet se Këshilli i komunës së Tetovës shpërndahet nëse nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31 mars të vitit vijues.

LIGJI PËR VETËQEVERISJE LOKALE

Neni 75

Kushtet për shpërndarje të këshillit
(1)Këshilli shpërndahet nëse:
1. Sërish e miraton dispozitën që paraprakisht është anuluar ose ndërprerë me
vendim të Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
2. Sjell vendim me të cilin rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i
Republikës së Maqedonisë.
3. Nuk takohet për një përiudhë më të gjatë se gjashtë muaj.
4. Nuk e miraton buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit deri në 31
mars të vitit vijues”.

Procedurat ligjore parashohin që kryetari i Kuvendit më pas të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për përzgjedhjen e strukturës së re të këshillit komunal të qytetit të Tetovës.

Rikujtojmë se ky lëshim ndodhi si pasojë e vonesës së madhe nga ana e administratës së komunës së Tetovës gjatë parashtrimit të buxhetit dhe përmbajtjes së llogarisë përfundimtare deri te këshilli i komunës.

Marketing