23.8 C
Skopje

Hoxha pa burrni: Nuk ia uron përvjetorin e 20-të BDI-së

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një postim të tij përmes Facebook ka reaguar për festën e 20 vjetorit të BDI-së, që sipas tij kjo parti feston largimin e të rinjëve nga vendi dhe shumë politika të gabuara.

Hoxha hezitoi të bëjë një akt burrëror duke ia uruar 20 vjetorin partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e veriut, por përkundrazi drejtoi akuza në adresë të kësaj partie.

“Cila është festa që BDI po i pregatit shqiptarëve!?

Largimi i mijëra të rinjëve nga vendlindja si pasojë e politikave të gabuara!

Partizimi i skajshëm i institucioneve, respektivisht favorizim i atyre që janë me “nënën parti” dhe dëbimi i gjithë të tjerëve që mendojnë ndryshe!

Vrasja e shpresës së rinisë shqiptare, nuk mund të kompenzohet me këngë dhe valle.

Kur shumë familje nuk po arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, BDI shpenzon mijëra euro për të mbuluar dështimin e tyre me këngë dhe valle!

Koha është që ti themi STOP këtij nënçmimi që po na bëhet si popull” ka shkruar Hoxha.

Marketing