Shkup, 22 maj – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Rreth mesditës dhe pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të ligë afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 24 deri në 33 gradë. UV indeksi do të jetë 7, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.