Bekteshi: 80 milionë euro për t’u përgatitur edhe për më të keqen nëse do të vazhdojë kriza energjetike

0
115

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus, duke folur për krizën ekonomike që po përballet vendi, tha se momentalisht shteti ka para dhe se është në gjendje të kryej të gjitha pagesat. I pyetur se përse atëherë po merren borxh 900 milionë euro, ai u përgjigj se me këto para po kthehen borxhet e marra në vitet e kaluara.

“Ka pare në buxhet, të gjitha pagesat po bëhen në afate të caktuara nga ana e buxhetit, siç janë pensionet, pagat edhe pagesat ndaj kompanive.

Por paratë borxh që po marrim një pjesë e madhe e këtyre janë obligimeve nga vitet e kaluara, pra nga huat dhe euro-bondet e marra nga vitet e kaluara.

Por njëkohësisht edhe për shkak të masave që po i implementojnë, ku ka edhe masa shtesë, që t’u vijmë në ndihmë qytetarëve me paga të ulta, ku kemi paraparë rreth 80 milionë euro për t’u përgatitur edhe për më të keqen nëse do të vazhdojë kriza energjetike nëpërmjet subvencioneve direkte”, tha ministri Bekteshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here