Shaqiri në Londër u takua me bursistë të MASH që studiojnë në universitetet prestigjioze të kryeqytetit britanik

0
113

Në kuadër të agjendës gjatë vizitës në Londër ku po mbahet Forumi botëror i arsimit – tubimi më i madh ndërkombëtar i ministrave dhe drejtuesve të institucioneve dhe institucioneve arsimore, ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri ka takuar sot edhe një grup studentësh nga Maqedonia e Veriut, të cilët studiojnë në institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Londër me mbështetje financiare të Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

“Më vjen mirë që ju takova dhe që bashkë diskutuam përvojën tuaj rreth studimeve në universitetet më të mira, për të cilat keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj njëri prej jush të jetë Elon Musk i radhës, i cili do të mund të investojë me shumë sukses potencialin e tij në tregun tonë. Tek ju shoh të rinj me dëshirë të madhe për sukses personal dhe potencial, të cilin shpresoj ta shfrytëzoni plotësisht për mbarëvajtjen e proceseve shoqërore në Maqedoninë e Veriut”, tha ministri Shaqiri.

Ai shtoi se plani i MASH dhe Qeverisë është që mbështetja financiare për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të cilët do të shprehin dëshirën për të studiuar në njërin nga universitetet më të mira në botë, të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse investimi në kapitalin njerëzor është kusht themelor për zhvillim.

Gjithsej 9 studentë nga Maqedonia e Veriut studiojnë në Kings College, University College of London dhe Imperial College London, me bursa të dhëna nga Ministria e arsimit dhe shkencës për të gjithë studentët që arrijnë të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në një nga 100 universitetet më të mira në botë sipas renditjes së Shangait.

Takimi i ministrit me studentët u realizua me organizimin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Londër dhe ambasadores Aleksandra Miovska.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here