Dy parqet afër stacionit të autobusave në Tetovë pa mirëmbajtje të rregullt (FOTO)

0
72

Hapësirat e Parkut të Gruas dhe Skejtparkut në Tetovë nuk mirëmbahen rregullisht nga autoritetet komunale. Kullosat në këto dy parqe nuk janë kositur disa ditë ndërsa ka dhe mbeturina. NPK-ja thotë se ditëve në vazhdim do intervenojnë, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse janë hapësira të vetme të gjelbra në Tetovë, nga pamjet që morëm sot, shihet se ato nuk mirëmbahen. Qytetarët që i shfrytëzojnë këto hapësira për sport dhe rekreacion ankohen se kjo s’është hera e parë që parqet lihen pasdore.

“Është për keqardhje, unë dal çdo ditë vrapoj në mëngjes këtu dhe këto pamje janë të përditshme. Në vend se të mirëmbahet si një nga parqet e vetme në qytet, ne lejojmë shkatërrimin e tij”, tha një qytetar.

“Vetëm park me këto kullosa dhe mbeturina nuk është. Unë kam pastruar ndonjëherë ndonjë mbeturinë po nuk është puna ime. Ata që duhet ta pastrojnë nuk e bëjnë”, tha një qytetar tjetër.

Kështu duken këto dy parqe sot:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here