Nobelisti Krugman vizitoi Ohrin

0
74

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Ohër u takua me fituesin e Çmimit Nobel për ekonomi Poll Krugman, profesor në Universitetin Nju-Jork, i cili në për vizitë disaditore në vendin tonë, ndërsa nesër do të jetë folës në Forumin e dytë ekonomik dhe financiar të Shkupit, njofton Portalb.

Gjatës vizitës, kryeministri Kovaçevski, së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimi, kishin shëtitje të përbashkët të një pjese të lokacioneve më të rëndësishme kulturore-historike në Ohër.

“Vizita e monumenteve më të rëndësishme të Ohrit të vjetër filloi tek ‘Gorna porta’ dhe ‘Fortesa e Samuilit’, pas çka kryeministri Kovaçevski, ministri Besimi dhe nobelisti Krugman e vizituan bazilikën krishtere në afërsi të teatrit antik, pas çka pasoi njohja me artkitekturën e vjetër të qytetit në Shtëpinë e Robevcëve”, njoftojnë nga Qeveria.

Siç potencojnë nga pres-shërbimi qeveritar, Kovaçevski, Besimi dhe Krugman kanë realizuar drekë pune në të cilin kanë biseduar për temat e Forumit ekonomik dhe financiar të Shkupit, i cili këtë vit i kushtohet temës 2Mirëmbajtje e rritjes në kohës të pasigurisë dhe pastaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here