Situata stabile me Covid, bie interesimi për testime PCR

0
101
epa08829045 Man wearing protective mask,walks in front of a COVID-19 center at the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 19 November 2020. Due to the high number of COVID-19 cases the authorities in the country are considering new measures to restrain the disease. North Macedonia is one of the worst in Europe in deaths per capita, having 1397 people who died, with population of two millions, until 18 November 2020 with the symptoms of COVID-19 since the start of the pandemic. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Kumanovë, 29 Maj – Falë gjendjes së qetë dhe stabile me Pandeminë e Korona Virusit, në qytetin e Kumanovës, nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, njoftojnë se numri i testimeve ka rënë dukshëm.

Për dallim nga periudha e muajve Janar dhe Shkurt e fillim vitit, kur regjistroheshin nga mbi 700 testime për Covid-19, brenda një jave, aktualisht regjistrohen vetëm 160.

“Javën e kaluar kemi bërë gjithësej 168 teste, prej tyre 50 me Termini Im, 50 për Spitalin dhe mbi 60 teste për persona që udhëtojnë jasht shtetit. Interesimi ndjeshëm ka rënë, tani edhe për të udhëtuar në shtete të ndryshme nuk kërkohet në cdo shtet certificate negative të testit PCR, kështuqë kemi rënie të të interesuarve për testime në krahasim me periudhën kohore pas vitit të ri në Janar dhe Shkurt kishim 600-700 testime në javë ndërsa tani kemi 160, që don të thot kemi ulje drastike të numrit të testimeve”, – tha Drejtori i ISHP “Qendra për shëndet Publik” – Kumanovë, Arif Latifi.

Drejtori i “Qendrës për Shëndet Publik” në Kumanovë, Arif  Latifi, na njoftoi se aktualisht në rajonin e Kumanovës janë  rreth 16 raste aktive, por paralajmëron se në të ardhmen nuk e dijmë se cfarë situate mund të na presë.

“Në Kumanovë momentalisht kemi rreth 16 raste aktive me Covid-19, gjatë testimeve të javës së kaluar nga ato testime dolën 4 raste positive. Edhe vitin e kaluar në këtë periudhë kemi patur ulje drastike të rasteve positive mirëpo mandej në vjeshtë dhe në dimër patëm rritje të numrit të të infektuarve, andaj në të ardhmen nuk e dijmë se a do ket valë të re të Pandemisë”, tha mes tjerash, Latifi.

Ndryshe gjatë valëve të Pandemisë, rajoni i Kumanovës ishte ndër rajonet me numër më të madhë të të infektuarve dhe me numër të madh viktimash si pasojë e Virusit Korona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here