33.8 C
Skopje

Vërshime në Tetovë, disa rrugë dhe shtëpi të mbushura me ujë (VIDEO)

Pasditen e sotme në Tetovë ka pasur reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme në të gjithë rajonin e Pollogut, përcjell TV21. Shumë shtëpi dhe nënkalime janë mbushur me ujë, ndërkaq edhe rrugët kryesore si rruga “Ilinden”, “Dardania”, “Lagja 172” në qytet janë vërshuar.

Në disa pjesë të qytetit është raportuar edhe për ndërprerje të rrymës elektrike.

Për vërshime është raportuar edhe në fshatin Shipkovicë dhe Reçicë, ku shiu ka shkaktuar dëme në rrugë dhe shtëpi.

Marketing