BE nuk arriti marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse

0
66

Negociatorët e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, por përpjekjet do të vazhdojnë për të arritur një marrëveshje përpara fillimit të samitit të BE-së, i cili fillon më 30 maj, tha një zyrtar i BE-së. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Samitit përmes video lidhjes duke bërë përpjekje për të intensifikuar sanksionet kundër Moskës për pushtimin e vendit të tij.

Vendet e BE-së po diskutojnë një propozim në të cilin vendet anëtare do të pranonin një ndalim për dërgesën e naftës ruse në BE nga deti deri në fund të vitit. Përjashtim do t’u jepen vendeve si – Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke – të cilat marrin naftë përmes tubacionit rus Druzba 4000 kilometra të gjatë.

Media me famë botërore Bloomberg, duke cituar burime nga negociatat, raportoi se Hungaria deri më tani ka refuzuar të mbështesë kompromisin. Raporti thoshte se Budapesti më parë kishte ofruar mbështetjen e tij mbi bazën e përjashtimit nga dërgesat e gazsjellësit.

Por Budapesti tani thuhet se po kërkon lëshime shtesë. Në vitin 2021, Rusia dërgoi rreth 720,000 fuçi naftë bruto në ditë për rafineritë evropiane përmes tubacionit të saj kryesor në rajon, krahasuar me 1.57 milionë fuçi në ditë me dërgesa nga deti nga portet e saj në Balltik, Detin e Zi dhe Arktik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here