Më shumë shi në Gjurishtë dhe Strumicë, 43 litra për metër katror

0
64

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Gjurishtë dhe Strumicë, 43 litra për metër katror dhe më pak në Pretor, Topolçan, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, një litër për njësi sipërfaqe.

Sipas Drejtorisë për punë hidro meteorologjike, deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm janë matur 34 litra sediment ujor në Tetovë, 22 litra në Prilep dhe Pozharanë, 17 në Petrovec të Shkupit, 14 në Popova Sapkë, 13 në Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 10 në Shkup Zajçev Rid dhe Dibër, 8 në Berovë dhe Mavrovë, 5 në Shtip, 4 në Manastir dhe Vinicë, si dhe 2 litra në Ohër, Krushevë dhe Dojran.

Paraditen e sotme në një pjesë të madhe të vendit është me diell, ndërsa përgjatë Vardarit ka vranësira dukshëm të ulëta ose mjegull. Moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe vranësira afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 24 deri në 31 gradë, indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup sot paradite është me vranësira të konsiderueshme, ndërsa gjatë paradites, siç informojnë nga HMS, vranësitë do të zvogëlohen. Pasdite në pjesët më të larta periferike të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 28 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here