Një seri tërmetesh mbrëmë në zonën e Tetovës

0
72

Në Maqedoni dje janë regjistruar tre tërmete me magnitudë 2.2 deri në 2.7 ballë të shkallës Rihter dhe sipas të dhënave të EMSC epiqendra e tërmetit është në mes Tetovës dhe Gostivarit.

Tërmetet ishin me magnitudë të ulët dhe u ndjenë vetëm nga qytetarët që jetonin në ndërtesa më të larta.

Qytetarët thonë se është e zakonshme që toka të lëkundet pas një stuhie. Pjesa perëndimore si dhe shumë pjesë të vendit u goditën nga një stuhi e pazakontë këtë fundjavë, e ndjekur nga rreshje shumë të dendura shiu dhe breshër.

Seizmologët sigurojnë se ky është një aktivitet i rregullt seizmik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here