28.8 C
Skopje

Për shkak të ajrit të ndotur nga zjarri, nxënësit në Tetovë nuk do të kenë mësim për dy ditë

Deri më tani nuk ka persona të lënduar, përveç disa intervenimeve për personat të cilët kanë thithur tymin nga zjarri në Tetovë, i cili ka shpërthyer në orën 9 të mëngjesit në objektet e ish-fabrikës “Makedonija Tabak”.

Për shkak të zjarrit, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Tetovës ka vendosur që të gjithë nxënësit të mos shkojnë në shkollë këto dy ditë.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin nëse nuk kanë punë, jo se është kritike, por për shkak të ndotjes së ajrit të qëndrojnë në shtëpi, të shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi në terren me zjarrfikësit. Po punohet për bllokimin e ndotjes së ajrit, lokalizimin e zjarrit”, tha Besar Durmishi nga Këshilli i Tetovës.

Ata kërkuan ndihmë nga Komuna e Gostivarit dhe Qyteti i Shkupit.

“Kanë ardhur dhe kanë kërkuar që të vijë një helikopter për të ndalur zjarrin”, tha Durmishi.

Marketing