23.8 C
Skopje

20 vjetori i BDI-së, Imer Selmani: Kemi transformim të madh, BDI-ja vendosi vula të rëndësishme!

Ish kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani në një prononcim për faqen zyrtare të Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur për 20 vjeçarin e ekzistimit të partisë së Ahmetit.

Ai ka thënë se në këtë 20 vjeçar, BDI-ja ka lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin e vendit dhe ka vendosur vula të rëndësishme në këtë rrugëtim, njofton indeks.mk

“20 vjeçari i ekzistimit në skenën politike i BDI-së patjetër se lë gjurmë dhe ka nënshkrime dhe vula në rrugëtimin e vendit. RMV-ja nuk është shteti që ishte para dy dekadash, kemi një transformim të madh, patjetër se falë edhe angazhimit të Bashkimit Demokratik për Integrim”, ka thënë Selmani.

Marketing