85 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

0
59

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 85 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 48.

Deri më tani janë kryer gjithsej 2.054.677 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 311.936, numri i të shëruarve është 302.061, numri i atyre që humbën jetën është 9.303 dhe numri i rasteve aktive është 572.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here