28.8 C
Skopje

Fatmir Limani më i fortë se Arjanit Hoxha

Përmes një komunikate për mediat, Lëvizja Besa ka njoftuar opinionin për zgjedhjen e kryesisë së saj të ngushtë.

Ajo që bie më së shumti në sy është caktimi i të sapo inkuadruarit Fatmir Limani si nënkryetar i Besës që flet mjaftueshëm për pozicionimin e forcave në këtë subjekt politik.

Limani mesa duket është më i parapëlqyer për strukturën dhe kryetarin Kasami sesa Arjanit Hoxha.

Në vazhdim komunikata e plotë e Lëvizjes Besa:

Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj tëparëku u zgjodhënorganet e partisë duk e filluarnganënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise. Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu.

 

Marketing