Monza do të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pasur sukses në Serie A.
Skuadra italiane u promovua për herë të parë në Serie A dhe po synon të bëjë një merkato të mirë.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Silvio Berlusconi po synon të marrë një lojtar nga Milani, përcjell lajmi.net.
Bëhet fjalë për Mattia Caldara, i cili edhe ashtu pritet të largohet nga Milani.
Lojtari ka zgjuar edhe interesimin e Bologna, por pasur parasysh raportet e Berlusconi me Milan, besohet se lojtari mund të kalojë te Monza.
Lëvizja për Caldara do të bëhej për një transferim permanent dhe jo huazim.