23.8 C
Skopje

Radev dhe Petkov thirren në Paris për një takim me Macron në lidhje me kontestin me Maqedoninë e Veriut

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri Kiril Petkov janë thirrur në Paris për një takim me presidentin francez Macron, tha Ministria e Jashtme bullgare.

Ata thonë se pritet të miratojnë propozimin e Macron për heqjen e vetos në bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë në BE. BGNES zbulon se në këmbim presidenca franceze premtoi të përfshijë të gjitha kërkesat bullgare në kuadrin e negociatave dhe zbatimi i tyre do të garantohet nga vetë Macron.

Propozimin e presidentit francez Radev ua kumtoi pjesëmarrësve në Këshillin e Koalicionit që u mbajt të premten, ndërsa nuk kishte informacione konkrete se për çfarë është diskutuar konkretisht. Megjithatë, burime të BGNES thonë se plani i Macron ka propozime jo të qarta dhe nuk është aspak e sigurt që Komisioni Europian mund të japë garanci për zbatimin e tyre në të ardhmen.

Këshilli Këshillëdhënës për Sigurinë Kombëtare i kërkuar nga kryeministri Kiril Petkov për Maqedoninë do të mblidhet pas vizitës së tij në Francë.

Marketing