28.8 C
Skopje

Bërns prezanton disa nga temat që do të jenë në rend dite në dialogun strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 31 Maj – Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, në emisionin “200” në Alsat, duke folur për dialogun strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që do të mbahet më 2 qershor në Washington, prezantoi disa nga temat që pritet të jenë në rendin e ditës.

“Agjenda është ende duke u përgatitur, por ideja është që të mbulohen më shumë tema të prosperitetit ekonomik, forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sjelljen e ekspertëve për të diskutuar përparësitë e secilës palë. Ministri i punëve të jashtme, Osmani do ta udhëheqë delegacionin nga Maqedonia e Veriut, lista për përfaqësuesit e tjerë është ende në finalizim. Nga ana jonë, ndihmës-sekretarja Karen Donfrid, e cila së fundmi vizitoi Maqedoninë e Veriut, do të jetë nikoqire zyrtare, por do të ketë mundësi për takime me zyrtarë të tjerë”, ka thënë ambasadorja Bërns.

Marketing