28.8 C
Skopje

Katër mbledhje në Kuvend, në ora 12 vazhdon mbledhja e 54

Shkup, 1 qershor – Kuvendi sot në orën 12 duhet të vazhdojë me punë për mbledhjen e 54-t, për Propozim-ligjin për garanci të vendit për obligimet e Marrëveshjes për hua për financim të Projektit të EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA EMV në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtër.

Për sot janë caktuar edhe vazhdimet e mbledhjes së 39-të, 71-të dhe 69-të.

Në kuadër të mbledhjes së 39-të, si pikë e fundit, pika e 39 e rendit të ditës është vendosur Interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në mbledhjen e 71-të, nga 47 pikat, si pikë e pestë, është paraparë Interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sonja Mirakovska, e parashtruar nga deputetë të opozitës. Në kuadër të mbledhjes së 71-të, deputetët duhet të shqyrtojnë disa raporte vjetore për vitin 2021, në mesin e të cilave për Avokatin e Popullit, Këshillin Gjyqësor, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga aktivitetet e tjera kuvendore, në orën 11 është caktuar mbledhja numër 34 e Komisionit për Çështje Evropiane.

Marketing