Homazhet për Nishanin, Ahmeti dhe Grubi nderojnë ish-presidentin

0
67

Në mjediset e Presidencës të Shqipërisë vazhdon të zhvillohet ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

I pari i zhvilloi homazhet Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta.

Po ashtu, homazhe në nderim të ish-presidentit bëri edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendës kryetari i parë i qeverisë së RMV-së, Artan Grubi,

Homazhe bëri edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani kurse pas saj edhe një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të pranishëm në homazhe ishin politikanë, miq dhe qytetarë, të cilët shprehin homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here