29.8 C
Skopje

Shpërthen opinionisti nga Tetova: 8 muaj Bilalli, 20 metër asfalt s’mundet të shtrojë

Po rritet çdo ditë revolta e qytetarëve nga neglizhenca e autoriteteve komunale që vazhdojnë mos mbajnë premtimet elektorale me të cilët i mbështeti populli në zgjedhjet e fundit lokale informon Tetovasot.Kreu i Komunës premton por realiteti në terren është ndryshe duke e demantuar atë.

Në vijë të kësaj në një postim më rrjetin social ka shpërthyer me komentin e tij opinionisti Armend Nuhiu i cili ka shkruar se prej nëntori vjet, ja, në qershor hymë, nuk janë në gjendje ta asfaltojnë 20 metra nga ura e gurit deri te fillimi i rrugës Lenin në Tetovë.

“Vetëm rerë vendojnë, va ç*t rëra avradin.
20 metra asfalt nuk janë në gjendje të vendosin për 8 muaj” ka shprehur revoltën e tij Nuhiu.

Edhe pse në krye të Komunës është Bilall Kasami, gjitha punët që bëhen në Tetovë janë punë nga ish kryetarja.
Bulevardi Bllagoja Toska është i TAV, pastaj shëtitorja rreth lumit është poashtu i TAV etj.
Në këtë drejtim që kur ka hyrë Bilall Kasami asnjë investim ska bërë deri tani.

Marketing