23.8 C
Skopje

Shtrenjtohet dizeli, çmimi i ri 99,5 denarë

Shkup, 2 qershor – Nga sonte në mesnatë, dizeli do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa benzina nuk ndryshon, informon Zhurnal.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS 95 vazhdon të jetë 107 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS 98 – 109 denarë.

Me shtrenjtimin e dizelit, çmimi i ri do të jetë 99,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë nuk ndryshon dhe vazhdon të shitet për 95,5 denarë.

Marketing