28.8 C
Skopje

Real Madrid kërkon përgjegjësi

Real Madridi ka bërë thirrje që organizatorët e finales së Champions League të mbajnë përgjegjësi për cenimin e sigurisë. Klubi nga Madridi kërkuar që organizatorët të mbajnë përgjegjësi për skenat e pakëndshme, të cilat ndikuan në vonesën e ndeshjes.

“Ne besojmë se diçka që duhet të ishte një festival i mrekullueshëm futbolli për të gjithë tifozët që ndoqën ndeshjen, u shndërrua shpejt në një seri ngjarjesh fatkeqe që kanë shkaktuar një ndjenjë zemërimi në mbarë botën”, ka theksuar klubi në një postim në faqen e tij.

“Tifozët dhe mbështetësit tanë meritojnë një përgjigje dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi në mënyrë që ngjarje si këto të zhduken nga futbolli dhe nga sporti në përgjithësi”.

Në finalen e zhvilluar në Paris Real Madrid fitoi Kupën e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultat minmal 1-0.

Marketing